Kulturë

Të shtunën promovohet libri “Monumentaliteti i Përditshmërisë”, nga ekspozita e Bienales së Venedikut

Të shtunën në Kino Armata do të promovohet libri “The Monumentality of the Everyday” nga artisti Jakup Ferri.

Kjo është bërë nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Ejani dhe takoni ekipin e Pavijonit të Kosovës dhe merrni një kopje të librit “Monumentaliteti i Përditshmërisë” nga ekspozita e 59-të Ndërkombëtare e Artit, në Bienalen e Venedikut, përfaqësuar nga artisti Jakup Ferri, mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, me komisionere Alisa Gojani-Berishën”, thuhet në njoftim.

Ekspozita e kuruar nga Inke Arns është një instalim i veprave të Jakup Ferrit, si piktura, qëndisje dhe qilima, të cilat i gjeni të prezantuara në librin e ekspozitës të dizajnuar nga Diellza Veliqi dhe Lira Gjikolli.

Vizatimet e Ferrit kryesisht përshkruajnë skena të përditshme që përfshijnë kafshë, fëmijë, akrobatë, muzikantë dhe aktivitete sportive.

Po ashtu artisti sjell edhe detaje popullore përmes artit të tij.