Lajme

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë

Foto e ilustruar

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar të mërkurën mbrëma në rrugën “Astrit Rrushi” në Prishtinë.

Rastin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informatat e para dyshohet që nga një veturë në lëvizje ka pasur shkrepje arme”, tha Borovci.

Ai shtoi se policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin./Shqip.com