Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë – Dyshohet për dy të plagosur
Publikuar:
(10.08.2021 21:21:13)

Dy persona dyshohet se kanë mbetur të plagosur të martën në Gjakovë, si pasojë e të shtënave me armë zjarri.
Rasti ka ndodhur në orën 19:30 në rrugën “Bardhyl Qaushi”.
Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar Nysret Xhurkaj, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjakovës.
Ai ka bërë të ditur se pas të shtënave, personat e dyshuar janë larguar nga vendi i ngjarjes.
“Në orën 19:30 në rrugën ‘Bardhyl Qaushi’- Gjakovë kanë ndodhë të shtëna me armë zjarri ku dyshohet se dy persona kanë mbetur të plagosur. Patrullat e St. Policor kanë shkuar në vendngjarje si dhe është njoftuar Autoambulanca. Pas të shtënave personat e dyshuar janë larguar nga vendi ngjarjes”, ka thënë Xhurkaj./SHQIP.com