Lajme

Të shtëna armësh afër pompës së derivateve në Prishtinë, policia jep detajet

Fotografia ilustruese
Fotografia ilustruese

Sonte rreth orës 19:30, policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në afërsi të një pompe derivatesh në Prishtinë.

Zëdhënësja e policisë për Prishtinën, Florie Ahmeti, e konfirmoise bazuar në të dhënat e deritanishme në këtë rast nuk ka ndonjë person të lënduar.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për  ndriçimin e plotë të rastit, ndërkohë që prezenca e njërit prej personave të përfshirë në rast është siguruar nga ana e policisë”, tha Ahmeti.

/Shqip.com