Të rinjtë e AAK-së me aksion para Ministrisë, kërkojnë të plotësohen kërkesat e SBAShK-ut

“Fëmijët e shkelur”, ”A, B,C e humbur”, janë disa nga pankartat që të rinjtë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë përdorur gjatë aksioni simbolik që kishin para Ministrisë së Arsimit.
Ata kanë vendosur para Ministrisë një pankartë me abetaren e përbashkët Kosovë-Shqipëri që filloj të përdoret nga ky vit shkollor duke kërkuar që të fillojë procesi mësimor dhe të plotësohen kërkesat e SBASHKU-ut.
SBASHK-u është duke e vazhduar grevën që ka filluar nga 25 gushti.
Ndryshe, takimi në mes të ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, ati të Financave, Hekuarn Murati me përfaqësueses nga SBASHK-u ka përfunduar pa ndonjë kompromis.

Murati, deklaroi se nuk mund të arrihet marrëveshje, kur kërkesat e Këshillit Grevist, ndërkohë vazhdimisht ndryshojnë.
Ai ka kërkua që greva të ndalet dhe të ketë dialog.
“Jemi duke folur për kërkesa që edhe nëse nuk janë plotësuar në tërësi, bëhet fjalë për mbi 300 mijë fëmijë. Greva do të duhej të ndërpritej dhe të vazhdohet dialogu social”, ka thënë Murati.
E sindikalisti Imer Imeri deklaroi se ministri nuk ka gatishmëri për t’u arritur marrëveshja, pasi po i keqinterpreton kërkesat./SHQIP.com