Sport Ndërkombëtar

Të rejat e fundit nga saga “United-De Jong”

Frenkie de Jong

Manchester United është në kontakt të drejtëpërdrejtë me Barcelonën – për shërbimet e Frenkie de Jong.

Lajmin e ka bërë të ditur Fabrizio Romano.

“Manchester United është gjithmonë në kontakt të drejtpërdrejtë me Barçën. Propozimi verbal i diskutuar tani mes klubeve është rreth 65 milionë euro tarifë e garantuar, pasi 60 milionë euro plus oferta e hapjes së shtesave u refuzua. Ende nuk ka ndryshime nga ana e lojtarit dhe agjentëve”, ka shkruar Romano.

Gjendja financiare e Barçës – mund të jetë arsyeja pse ai mund të largohet nga “Camp Nou”.

Magjiku holandez ka zhvilluar 32 ndeshje në sezonin e fundit të La Ligës, teksa ka regjistruar tri gola dhe tri asistime.

Ai u bashkua me blaugranët në vitin 2019, teksa paraprakisht ka qenë pjesë e Ajaxit. /Shqip.com