Lajme

Të premten seanca e Kuvendit, diskutohet për Ligjin e Pagave dhe atë për zyrtarët publik

Të premten do të mbahet seancë plenare e Kuvendit të Kosovës në të cilën do të diskutohet për Ligjin e Pagave dhe Ligjin për Zyrtarët Publik.

Pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë që me Ligjin për zyrtarë publik, po zgjatët dora politike po zgjatët.

“Po ashtu, në këtë seancë do të jenë edhe Ligji për Zyrtarët Publik që për mua personalisht është ligji për kapjen e zyrtarëve publik për shkak se interferohet drejtpërdrejtë me Bashkimin Evropian në sistemin e meritokracisë. Dora politike po zgjatet shumë në kapje të zyrtarëve publik”, tha Tahiri.

Tahiri seancën e ardhshme e quan të rëndësishme sepse në të do të diskutohet edhe Ligji për Paga

“Për AAK-në kjo seancë është njëra ndër seancat më me rëndësi për shkak se në trajtim vjen ligji i shumë kërkuar, Ligji i Pagave i cili fatkeqësisht e ka emrin Ligji i Pagave por nuk dihet sa është rroga e një zyrtari publik sepse nuk ka as koeficient”.

Ndërsa, të enjten ka seancë të jashtëzakonshme për masat e energjisë elektrike.

/Shqip.com