Kulturë

Të premten mbahet edicioni i tretë i “International Kosova Clarinet Fest”

“International Kosova Clarinet Fest”/ Facebook

Koncerti i edicionit të tretë të “International Kosova Clarinet Fest”, do të mbahet më 3 shkurt.

Koncerti do të mbahet në Amfiteatrin e Ri të Bibliotekës Universitare, duke filluar nga ora 20:00

Në këtë koncert do të keni mundësinë të dëgjoni klarinetistët: Roman Widaszek, Paweł Krauzowicz, Bogdan Ocieszak, Blerim Emerllahu e Malbora Krajku nën shoqërimin e pianistes Lirika Pula.

Festivali i klarinetave ka për qëllim promovimin e instrumentit te të rinjtë si dhe ofrimin e mundësive si masterklase, punëtori, koncerte me qëllim të avancimit të njohurive në instrumentin e klarinetës.

/Shqip.com