Të premtën diskutohet për Guvernatorin e BQK-së dhe Bordin e Trust-it

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, pritet të diskutoj të premtën për dy prej temave më të rëndësishmë të këtyre javëve të fundit.
Ky komision do të diskutoj për çështjen e emërimit të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës.
Për këtë çështje janë ftuar Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti, Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, Hekuran Murati, Ministër i Financave, Punës dhe Trasnfereve dhe Adrian Zalli, Drejtor menaxhues i TRUST-it.
Në mungesë të bordit, menaxhmenti e ka të pamundur të marrë veprime për investimet e mjeteve pensionale, vlera e të cilave ka pësuar ulje të ndjeshme shkaku i krizës financiare në SHBA.
Gjithashtu, komisioni do të shqyrtoj listën e kandidatëve për plotësimin e pozitës së Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.
Guvernatorit aktual i skadon mandati më 28 mars, ndërsa në mbledhjen e mbajtur para disa javësh, anëtarët e këtij komisioni kanë dhënë një numër kritikash për komisionin vlerësues, të cilët i kanë akuzuar për shkelje të Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi.
Kohëve të fundit, një pjesë e anëtarëve të këtij komisioni, kanë paralajmëruar kthimin e procesit në pikën zero.
Mbledhja e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, pritet të nis nga ora 13:30.
/Shqip.com