Të paktën 20 të vdekur dhe pesë të plagosur nga zjarri në spitalin COVID në Irak
Publikuar:
(12.07.2021 23:03:47)
![](https://shqip.com/app/uploads/2021/07/IRAAK-scaled.jpg)
Të paktën 20 persona kanë mbetur të vdekur, ndërsa pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shpërthimit të zjarrit në spitalin COVID në qytetin jugor të Irakut, Nassiriya, njoftoi të hënën agjencia shtetërore e lajmeve (INA) transmeton Shqip.com.
“Ekipet shëndetësore bartnin trupa të djegur nga spitali që digjej, ndërsa shumë pacientë po kolliteshin nga tymi në rritje”, tha një reporter i Reuters nga vendi i zjarrit.
INA citoi zyrtarët e ministrisë së shëndetësisë të thoshin se operacionet e kërkimit në spitalin Al-Hussain Coronavirus vazhduan pasi zjarri u vu nën kontroll.
Burimet shëndetësore thanë se numri i të vdekurve mund të rritet pasi shumë pacientë janë ende të zhdukur./Shqip.com