Lajme

Të mërkurën në Bruksel takohen Bislimi e Petkoviq

Bislimi e Petkoviq
Bislimi e Petkoviq

Të mërkurën do të mbahet në Bruksel një takim mes zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe kryenegociatorit të Serbisë, Petar Petkoviq.

Burime të mediumit publik kanë konfirmuar se emisari për dialogun, Miroslav Lajçak, tashmë ka arritur të aranzhojë një takim të tillë.

Ky takim pritet me interes pasi është i pari pas fillimit të shtensionimit të situatës në Veri të Kosovës.

/Shqip.com