Lajme Botë

Të gjitha luftërat e Izraelit me Hamasin

Grupi palestinez Hamas filloi një sulm të paprecedentë kundër Izraelit nga Rripi i Gazës, nga toka dhe nga ajri, orët e para të mëngjesit të saj të shtune. Ky është sulmi më i madh ndaj Izraelit në vite, një sulm të befasishëm që përveç qindra raketave të lëshuara edhe njerëz të armatosur depërtuan brenda në Izrael. Ushtria izraelite është “gati për luftë”, njoftoi Ministria e Mbrojtjes izraelite.

Por pse Hamasi sulmoi Izraelin?
Zëdhënësi i Hamas, Khaled Qadom i tha Al Jazeera se operacioni është një përgjigje ndaj të gjitha shkeljeve që palestinezët kanë vuajtuar në dekada. “Ne duam që komuniteti ndërkombëtar të ndalojë mizoritë në Gaza, kundër popullit palestinez, vendeve tona të shenjta si Al-Aqsa. Të gjitha këto janë arsyeja për fillimin e kësaj beteje,” tha ai. “Kjo është dita e betejës më të madhe për t’i dhënë fund pushtimit të fundit në tokë,” tha Mohammed Deif, komandanti ushtarak i Hamasit, duke shtuar se u lëshuan 5.000 raketa drejt Izraelit. Hamasi u bëri thirrje “luftëtarëve të rezistencës në Bregun Perëndimor” si dhe “kombeve arabe dhe islamike” që t’i bashkohen betejës, në një deklaratë të postuar në Telegram.

Izraeli: Jemi gati për luftë!
Ushtria izraelite paralajmëroi izraelitët që jetojnë pranë Gazës të qëndrojnë në shtëpitë e tyre ose të shkojnë në një vendstrehim të sigurtë.

“Në orën e fundit, organizata terroriste Hamas kishte filluar një gjuajtje masive të raketave nga Rripi i Gazës në territorin izraelit dhe terroristët u infiltruan në territorin izraelit në një numër vendesh të ndryshme,” tha ushtria. “Organizata terroriste Hamas është sovrane në Rripin e Gazës dhe është përgjegjëse për këtë sulm. Ajo do të përballet me pasojat dhe përgjegjësinë për këto ngjarje”, shtoi ai.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu thotë se vendi i tij është në një luftë që “do ta fitojë”. Presidenti izraelit Isaac Herzog tha se Izraeli po përballej me “një moment shumë të vështirë”, duke shkruar në një deklaratë në rrjetin social X.

Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant tha se Izraeli “do ta fitojë këtë luftë. Hamasi ka bërë një gabim të rëndë këtë mëngjes dhe ka nisur një luftë kundër shtetit të Izraelit. Trupat IDF po luftojnë kundër armikut në çdo vend. U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Izraelit që të ndjekin udhëzimet e sigurisë. Shteti i Izraelit do ta fitojë këtë luftë.”

Historiku i luftimeve Izrael-Gaza
Historiku i luftimeve nis në vitin 2005, me tërheqjen e Izraelit nga Rripi i Gazës, enklava bregdetare me 2.3 mln banorë. Në gusht të vitit 2005, forca izraelite  u tërhoqen në mënyrë të njëanshme nga Gaza 38 vjet pasi e pushtoi atë nga Egjipti në luftën e Lindjes së Mesme, duke braktisur vendbanimet dhe duke e lënë enklavën nën kontrollin e Autoritetit Palestinez.

Në janar të vitit 2006, grupi islamik Hamas fitoi shumicën e vendeve në Parlament. Izraeli dhe SHBA-ja ndërprenë ndihmën për palestinezët sepse Hamasi refuzoi të hiqte dorë nga dhuna dhe të njihte Izraelin.

Në qershor të të njëjtit vit, militantët e Hamas kapën të rekrutuarin e ushtrisë izraelite Gilad Shalit në një sulm ndërkufitar nga Gaza, duke shkaktuar sulme ajrore. Shalit u lirua pas 5 vitesh.

Në qershor të 2007-s, Hamas mori Gazan në një luftë civile jetëshkurtër, duke larguar forcat e Fatah, besnikë të presidentit palestinez Mahmoud Abbas, i cili është i vendosur në Bregun Perëndimor.

Në dhjetor të vitit 2008, Izraeli nisi një ofensivë ushtarake 22 ditore në Gaza pasi Palestina qëlloi me raketa qytetin jugor të Izraelit, Sderot. 1.400 palestinezë dhe 13 izraelitë u vranë.

Në nëntor të 2012-s, Izraeli vrau drejtuesin e ushtrisë së Hamas, Ahmad Jabari. Ngjarja u ndoq nga një luftë raketash 8 ditore. Në periudhën korrik-gusht 2014, Hamas rrëmbeu dhe vrau 3 adoleshentë izraelitë, që ccoi në nisjen e një luftë 7 javore ku mbetën të vrarë 2.100 palestinezë dhe 73 izraelitë.

Në mars të 2018-s, palestinezët protestuan në kufirin e Gazës dhe Izraelit. Trupat izraelite hapën zjarr për të mbajtur larg protestuesit. Më shumë se 170 paklestinezë mbetën të vrarë në 7 muaj protestë.

Në maj të vitit 2021, pas disa javësh nën tensionm gjatë muajit të Ramazanit, mijëra paletineë u lënduan në përplasjet me forcat e sigursë së Izraelit në kompleksin Al Aqsa në Jerusalem, vendi i tretë më i shenjtë i Islamit.

Pasi i kërkoi Izraelit të tërheqë forcat e sigurisë nga kompleksi, Hamasi lëshoi një breshëri raketash nga Gaza në Izrael. Izraeli u kundërpërgjigj me sulme ajrore në Gaza. Luftimet vazhduan për 11 ditë, duke vrarë të paktën 250 njerëz në Gaza dhe 13 në Izrael.

Në gusht 2022, të paktën 44 njerëz mbetën të vrarë nga të cilët 15 ishin fëmijë. Dhuna zgjati 3 ditë dhe nisi kur sulmet ajrore izraelite goditën një komandant të lartë të Xhihadit Islamik.

Izraeli tha se sulmet ishin një operacion parandalues ​​kundër një sulmi të afërt nga lëvizja militante e mbështetur nga Irani, duke synuar komandantët dhe depot e armëve. Si kundërpërgjigje, Xhihadi Islamik lëshoi më shumë se 1000 raketa drejt Izraelit. Sistemi i mbrojtjes ajrore i Iron Dome i Izraelit parandaloi çdo dëmtim serioz ose viktima.

Në janar 2023, xhihadistët e Gazas lëshuan dy raketa drejt Izraelit pasi trupat e saj bastisën një kamp refugjatësh dhe vranë shtatë persona të armatosur palestinezë dhe dy civilë. Raketat ndezën alarmin në komunitetet izraelite pranë kufirit, por nuk shkaktuan viktima. Izraeli iu përgjigj me sulme ajrore në Gaza.

Në tetor 2023, Hamasi nisi sulmin më të madh ndaj Izraelit në vite nga Rripi i Gazës, me një sulm të befasishëm me njerëz të armatosur që kaluan kufirin dhe me një breshëri të madhe raketash. Xhihadi Islamik thotë se luftëtarët e tij i janë bashkuar sulmit.

Ushtria izraelite tha se ishte në gjendje lufte, duke shtuar se kishte kryer sulme kundër Hamasit në Gaza dhe kishte thirrur rezervistët./ Reuters

/Shqip.com