Lajme

Të enjten seanca e radhës, Gashi: Pritet shkarkimi i Bordit të ZRRE-së

Udhëheqësi i shtabit zgjedhor të LDK-së, Arben Gashi

Shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se në mbledhjen e Kryesisë është vendosur që seanca e radhës të mbahet të enjten, më datë 26 maj.

Ai ka thënë se pos pikave të papërfunduara nga seancat e kaluara, Gashi tha se në Komisionet Parlamentare po diskutohet mundësia e shkarkimit të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE).

Nëse kjo nuk ndodh, Gashi ka thënë se do të gjinden mënyra tjera për shkarkimin e këtij Bordi.

“Po presim që sot komisioni përkatës që besoj që është në mbledhje të marr vendim dhe të rekomandoj Kuvendit shkarkimin e këtij Bordi”, tha Gashi.

Në anën tjetër, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se ZRRE-ja duhet ta zbatoj vendimin e Gjykatës së Apelit sa i përket tarifimit të energjisë elektrike dhe se ZRRE-ja, duhet ta përfill këtë vendim dhe mos të krijojë paqartësi tek KESCO.

“Ju e dini që PDK ka pas një angazhim të madh me ardh deri të momenti ku do të pezullohen tarifat e shtrenjta të energjisë elektrike. Këtë gjë e kemi arrit. Gjykata e Apelit ka marr vendin që është në favorin e kërkesës tonë”.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri

“Ajo që është shqetësuese se lexojmë lajme se KESCO ka paqartësi nga ZRRE-ja për tarifat e energjisë elektrike të Kosovës pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Mendoj se këtu ZRRE-ja duhet ta ndal çfarëdo tendence që ka që të mos respektohet ky vendim. Ata kanë thënë vetë se do ta respektojnë vendimin e Gjykatës së Apelit, por siç duket nuk ka dhënë qartësi te KESCO”.

Tahiri tehkson se vendimi i gjyaktës është shumë i qartë dhe duhet të respektohet.

“Ne e kemi dokumentuar edhe si PDK që këtu edhe gjatë këtyre mujove, shkurt mars e tutje vendi ynë ka prodhuar energji të mjaftueshme për konsumin edhe kur ka qenen ftohte e kemi pas shpenzim të lartë. Importi në vendin tonë ka qenë shumë i vogël. Kjo rritje është e paarsyeshme, sepse importi është shumë i vogël. Ne kemi eksportuar 10 fishin e asaj që kemi importuar. Prandaj, i bëjë thirrje ZRRE-së që të mos krijoj paqartësi e konfuzion, të respektohet në plotin vendimi i Gjykatës Themelore që vendi ynë të tarifohet me tarifat e lira”, u shpreh ai.

Theksojmë se sot Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) ka raportuar në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti.

Raportimi është bërë pa prezencën e mediave kërkesë kjo e ZRRE-së./Shqip.com