Të enjten priten reshje të borës në Kosovë
Reshje të borës pritet të ketë gjatë së enjtes së 14 tetorit, derisa temperaturat minimale do të zbresin rreth zero gradë Celsius, njofton Shqip.com.
Kështu është bërë e ditur nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, i cili ka treguar parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme.
“Riga të intensitetit të dobët deri mesatar do të vazhdojnë edhe ditën e hënë. Të martën dhe të mërkurën parashihet një dobësim i këtij fronti i cili sjelli këto reshje, por nga dita e enjte sërish parashihet të ketë intensifikim të reshjeve të cilat do të vazhdojnë deri në vikend, duke sjellë sasi të konsiderueshme të reshjeve”, thuhet në njoftim.
“Të enjten përpos rigave të shiut në vise të larta parashihen reshje bore, pasi që atje temperaturat do të jenë rreth zeros”, njofton IHMK-ja tutje.
“Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditë do të lëvizin ndërmjet 2 dhe 6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7 dhe 10 gradë Celsius”. /Shqip.com