Kulturë Kino

Ceremonia mortore për producenten Vjosa Berisha mbahet të enjten

Ceremonia mortore e producentes Vjosa Berisha, do të mbahet të enjten.

Lajmin e ka bërë të ditur aktori Shkumbin Istrefi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Sipas njoftimit, të enjtet, më 30 qershor në ora 14:00-15:00h do të ketë homazh në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Ndërkaq, për nder të porducentes në ora 15:00-16:00h do të jetë mbledhja komemorative në Teatrin Kombëtar, organizuar nga Ministria e Kulturës, salla e madhe në TKK.

Kurse, varrimi i të ndjerës do të jetë në ora 17:00, në varrezat e Prishtinës, në Arbëri.

Gjithashtu, ceremonia mortore do të vazhdojë edhe më 1, 2 dhe 3 korrik, në Grand Hotel, në katin e parë.

Vjosa Berisha, ka vdekur javën e kaluar pasi u përball me kancer./Shqip.com