Lajme

Të dielën ndryshon ora, akrepat kthehen një orë pas

Ilustrim

Të dielën e fundit të tetorit, më 31 tetor, do të ndryshojë ora nga ajo verore në orën dimërore, përcjell Shqip.com.

Kështu, në orën 03:00 të mëngjesit, treguesit e akrepave do të lëvizin një orë pas, pra në orën 02:00.

Me orën dimërore, do të ketë më pak ditë dhe më shumë natë.

Ndërkaq, sipas një vendimi nga Parlamenti Evropian, ndryshimi i orës ishte paraparë të hiqej në vitin 2021, por që kjo nuk ka ndodhur.

Sipas këtij projekt-ligji, ishte paraparë që ata që e preferojnë të mbajnë orën dimërore duhet të bëjnë ndryshimin e tyre përfundimtar të dielën e fundit të tetorit 2021./SHQIP.com