Të dielën mot me shi dhe rrufe
Publikuar:
(28.08.2021 22:46:42)

Të dielën në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët me riga lokale shiu dhe shkarkime rrufesh.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik, rigat e shiut parashihen të vijnë gjatë orëve të vona të ditës së shtunë për të vazhduar kohë pas kohe edhe ditën e diel.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-21 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-8m/s./SHQIP.com
