Tayna-s s’i ndalen telashet: Nuk ishte në dorën time!
Publikuar:
(19.06.2024 11:50:16)

Rap-artistja e njohur, Tayna, ka njoftuar fansat se nuk do të marrë pjesë në festivalin “Alba” që organizohet çdo vit në Zvicër.
Këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi të shpërndarë në rrjete sociale, gjegjësisht Instagram.
Ajo nuk ka bërë të ditur ndonjë arsye, por që u kërkon falje të gjithëve.

“Pjesëmarrja ime në Alba Festival anulohet. I kërkoj falje fansave të mi po nuk ishte në dorën time. Shihemi në verë”, u shpreh ajo.
/Shqip.com