Tayna i përgjigjet ndjekësit që i tha se duket pa ndjenja
Reperja e njohur shqiptare, Tayna, vazhdon që të komentohet në mediat rozë.
Ajo së fundi është duke qëndruar në Paris, ku është duke postuar fotografi për fansat e saj nga atje.
Së fundmi në Instagram ajo iu dha një mundësi ndjekësve të saj që t’i parashtrojnë nga një pyetje, së cilave më pas do iu përgjigjej.
Njëri nga fansat i kishte shkruar reperes nga Prizreni se e sheh si një njeri pa ndenja, e cila vështirë se mund të dashurohet.
“Qyqy unë kam shumë dashuri për të dhënë, por s’kam pas kujt me ia shpreh, jo për najsen”, ka qenë përgjigja e reperes.
Në anën tjetër, Tayna ka kërkuar falje se endë nuk është lansuar album i saj më i ri.
Ky album ishte paralajmëruar muaj më parë nga menaxheri i saj, Rinor Hykolli, i cili ndodhët në paraburgim./SHQIP.com