Sport Shqiptar

Tate shpallet MVP i serisë finale në Superligën e Kosovës

Basketbollisti amerikan i Pejës, Jalen Tate është shpallur lojtari më i vlefshëm (MVP), i serisë finale të plejofit të Superligës së Kosovës në basketboll.

Tate, trofeun e lojtarit më të mirë, e pranoi në ceremoninë mbyllëse të ndeshjes së pestë, të cilën Peja e fitoi 93:91 ndaj Trepçës për ta fituar titullin e kampionit.

Tate ishte njëri prej lojtarëve më të dalluar te Peja në këtë seri finale, ndërsa edhe në ndeshjen e fundit pati një paraqitje të mirë.

Edhe pse u përjashtua në minutat e fundit për shkak të dy gabimeve teknike, Tate e përfundoi ndeshjen me 16 pikë, 8 kërcime e 6 asistime.

/Shqip.com