Sport Shqiptar

Tasharra Jeffries – “snajperistja” e sezonit vjeshtor

Tasharra Jefries - më së shumti pikë në sezonin vjeshtor.

Tasharra Jeffries është basketbollistja me mesataren më të lartë të pikëvë për sezonin vjeshtor – në Superligën e Kosovës në basketboll.

Basketbollistja e Trepçës ishte e jashtëzakonshme, përkundër faktit që skuadra e saj nuk gëzoi formë të mirë.

Jeffries kishte një mesatare prej 37 pikëve për ndeshje. Kurse, momentin kulminant e pati ndaj Kastriotit, ku shënoi plot 65 pikë.

Një sezonë të mirë pati edhe Rael Whisitt.

Basketbollistja e Penzës, ka regjsitruar një mesatare prej 22.9 pikëve për takim.

Mund të jetë një imazh i 5 persona dhe teksti që thotë "TOR5 TOP SHENUESET LDERS 41 RROAD TASHARRA JEFFRIES 37 PP RAEL WHISITT 22.9 PP LIGAFEMRAE FEMRAVE KENDRA WILLIAMS 22.8PP SARAH MGBEIKE 21.9 PP KOSOVA AISIA ROBERTSON 17.6PP"

Pesë basketbollistet me mesataren më të lartë të sezonit vjeshtor:

Tasharra Jeffries (Trepça) 37 pikë.
Rael Whisitt (Penza) 22.9 pikë.
Kendra Williams (Vëllaznimi) 22.8 pikë.
Sarah Mgbeike (Prishtina) 21.9 pikë.
Aisia Robertson (Prishtina) pikë.

Sa i përket formës ekipore, Prishtina ishte dukshëm skuadra më e mirë.

Në dhjetë ndeshje të zhvilluara, ekipi nga kryeqyteti nuk pati as edhe një humbje të vetme.

Në vendin e dytë ishte Penza, që regjistroi tetë fitore dhe dy humbje.

Skuadra e vetme pa fitore është Kastrioti, që ka pësuar dhjetë humbje – në po aq ndeshje të zhvilluara. /Shqip.com

Renditja tabelare – pas përfundimit të sezonit vjeshtor