Talenti nga Kosova e pranon ftesën e Kombëtares së Shqipërisë

Dion Morina është njëri nga futbollistët nga Kosova që premton të ardhme të ndritur. I lindur në vitin 2007 në Gjermani, i rritur me pasionin e madh për futbollin, Dion Morina ka mahnitur me aftësitë dhe talentin e tij.
Ai luan në pozitën e qendër sulmuesit për skuadrën gjermane FC Kaiserlautern dhe ka spikatur me golat e tij të shumtë, por edhe fizikun mbresëlënës përkundër moshës së re që ka, mbi të gjitha edhe gjatësinë që është shumë e nevojshme, 1.85 cm.

Kombëtarja e Shqipërisë e ka monitoruar atë dhe tashmë i ka dërguar një ftesë zyrtare për ta përfaqësuar vendin.
‘GazetaBlic Sport’ ka siguruar konfirmimin që ai ka pranuar ftesën e kombëtares U17 të Shqipërisë dhe do të jetë pjesë e grumbullimit me datë 17 dhjetor.

Kujtojmë që gjatë qëndrimit në Kosovë, Morina gjatë verës kishte punuar në aspektin fizik me trajnerin Arlind Shala, por që nuk pasur asnjë lloj ftese deri më tash nga kombëtarja e Kosovës.
/Shqip.com