Talenti i Bayern: Premier League është tërheqëse, por ndihem rehat këtu
Publikuar:
(27.09.2023 19:40:54)

Në një intervistë për Sport Bild, mesfushori i Bayern Munichut, Jamal Musiala, foli për mundësinë për të luajtur në Premier League në të ardhmen.
“Është liga më e fortë dhe më tërheqëse në botë për momentin, por ndihem rehat këtu ku jam. Unë jam i fokusuar në suksesin tim me Bayernin”.
Talenti i lindur në vitin 2003, me kontratë me bavarezët deri në qershor të vitit 2026, qetëson mjedisin e Bayernit për të ardhmen e tij, pas thashethemeve të fundit.
“Nuk e di se çfarë do të ndodhë pas disa vitesh”, shtoi ai.
Musiala luajti 33 ndeshje në edicionin që kaloi në Bundesligë, duke shënuar 12 gola dhe duke asistuar 10 herë. Në këtë edicion, lojtari ka luajtur vetëm 2 ndeshje.
/Shqip.com