“Tajvani nuk i nënshtrohet Kinës”
Publikuar:
(10.10.2021 16:09:14)

“Tajvani nuk do të përulet para presionit nga Kina dhe do të mbrojë mënyrën e saj demokratike të jetës”.
Kështu ka thënë presidentja e Tajvanit, Tsai Ing-wen, në një fjalim sfidues mes tensioneve të rritura mbi ishullin.
Vërejtjet e saj në Ditën Kombëtare të Tajvanit erdhën pasi Presidenti i Kinës Xi Jinping u zotua të “përmbushë ribashkimin”.

Kina denoncoi fjalimin e presidentes Tsai, duke thënë se ajo “nxiti konfrontim”, raporton BBC, transmeton Shqip.com.
Tajvani e konsideron veten një shtet sovran, ndërsa Kina e shikon atë si një provincë të shkëputur.
Pekini nuk ka përjashtuar përdorimin e mundshëm të forcës për të arritur “bashkimin”. /Shqip.com