Lajme

Tahiri: Vendimi i Përparim Ramës duhet anuluar menjëherë

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri

Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar që vendimi i Komunës së Prishtinës për unazën e brendshme duhet anuluar menjëherë.

Sipas Tahirit Organizimi një kahor i rrugëve (unazë të brendshme) në kryeqytet, del të jetë një testim pa rezultat të qartë dhe në fakt me ndikim negativ.

‘’ Organizimi një kahor i rrugëve (unazë të brendshme) në kryeqytet, del të jetë një testim pa rezultat të qartë dhe në fakt me ndikim negativ. Të tilla testime, kur nuk janë të mirëmenduara e planifikuara rrezikojnë legjitimitetin e veprimeve të ardhshme për Mobilitetin Urban’’ ka shkruar Tahiri.

Lexo edhe:
Unaza e Prishtinës shndërrohet sot në qarkore njëkahëshe për automjetet

Tashiri ka shtuar se edhe pse qëllimi del të jetë ambiental tollovia nuk i shërben askujt.

“Edhe pse qëllimi i deklaruar, del të jetë ambiental, tollovia e shkaktuar nuk i shërben kësaj. Aq më tepër, kur rritja e qëndrimit në rrugë (kolona) rrit ndjeshëm ndotjen, e dihet se një ditë e zakonshme gjatë vikendit, bllokada dhe frekuenca është ndjeshëm më e ulët’’ ka thënë Tahiri.

Ky veprim, e të tilla duhet anuluar menjëherë nga Kryetari Rama, në mënyrë që t’u hapet rrugë veprimeve të planifikuara mirë ka shtuar më tutje Tahiri./Shqip.com