Tahiri: Të mos biem pre e manipulimit dhe mashtrimit të Vuçiqit

Shefi i grupit parlamentar te Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq i cili ka thënë se “Britania po e armatos Kosovën”.
Me anë të një postimi në Facebook, Tahiri ka shkruar se “nuk duhet të biem pre as si politikanë, e as si komentatorë politikë në lojën e ulët që e bënë presidenti Vuçiq”.

“Kjo deklaratë e ka vetëm një qëllim, largimin e vëmendjes nga sulmi armiqësor kundër Policisë së Kosovës në veriun e Kosovës, me një temë që nuk është temë, duke e ditur që aeroplani ka qenë pjesë e NATO-së dhe aranzhimit me KFOR-in. Mos të biem pre e manipulimit dhe mashtrimit të Vuçiqit”, ka shkruar Tahiri.
Tahiri, ka bashkëngjitur edhe titujt e ballinave te mediave pro-qeveritare në Serbi, të cilat me komente fyese raportuan për kinse armatosjen e Kosovës nga ana e Britanisë./Shqip.com