Tahiri: Sot patëm lajme zhgënjyese nga BE-ja: Jo viza për Kosovën, jo hapje negociatash për Shqipërinë
Publikuar:
(23.06.2022 21:08:41)

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet për Serbinë, Edita Tahiri ka reaguar lidhur me çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.
Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka thënë se sot patëm vetëm lajmë zhgënjyese.
“Sot patëm lajme zhgënjyese nga BE-ja: Jo viza për Kosovën, jo hapje negociatash për Shqipërinë. Shumë hipokrizi dhe absurditet pati, por nuk duhet humbur rrugën! Duhet gjetur rrugën drejt cakut, këtë punë duhet ta bëjnë qeveritë e dyja vendeve tona” ka shkruar Tahiri.
Në ndërkohë Ukraina dhe Moldavia edhe zyrtarisht kanë marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian./Shqip.com