Tahiri: S’ka arkiva të UÇK-së

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se s’ka arkiva të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e sipas tij “këto tema janë të stimuluara nga Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq”.
“UÇK është vlera jonë kombëtarë, shteti i Kosovës nuk ka arkiva, shteti i Kosovës e ka një të vërtetë dhe ajo e vërtetë është e ditur”, ka thënë Tahiri në Klan Kosova.
Deputeti deklaroi se Besnik Bislimi do të duhet të tregohet i kujdesshëm në raport me diskutimet me palën serbe.
“Besnik Bislimi duhet të ketë kujdes dhe saktësi milimetrike në raport me diskutimet me palën serbe”, shtoi Tahiri.
Ai sot është takuar edhe me Emisarin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirsollav Lajçak për të cilin Tahiri tha se në lidhje me temën e arkivave, ai u tregua shumë i saktë.
“Lajçak ishte shumë i saktë, ai nuk foli për çështjen e arkivave të UCK-së, ai foli për çështjen e të zhdukurve, ku është diskutuar për ndarje të arkivave, por jo për arkiva të UÇK-së”, u shpreh Tahiri.
Zëvendesministri, Besnik Bislimi, pas takimit me palën serbe në Bruksel ka deklaruar se “arkivat e UÇK-së” duhet të hapen.
Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se “s’kanë çfarë të fshehin”.
Në anën tjetër opozita po e kritikon ashpër Qeverinë, duke thënë se synohet “prishtja e imazhit të UÇK-së”. /Shqip.com