Lajme

Tahiri: Qeveria ta trajtojë çështjen e gazit

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet ta trajtojë çështjen e gazit.

Kjo deklaratë erdhi pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, ku nuk është arritur të caktohet seanca e radhës.

Lexo edhe:
Nënkryetarja e Kuvendit: U dakorduam që javën tjetër të caktohet seanca e radhës

Sidoqoftë, aty në konferencë, Tahiri i është përgjigjur ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehajt i cili ka kërkuar që ushtria amerikane të ketë  një bazë të përshtatshme ushtarake.

“Ne kemi tashmë një bazë të rëndësishme si Bondsteel, por para se të shkojë Qeveria e Kosovës të flasë për punën e prezencës ushtarake, e cila është mjaft e rëndësishme për vendin tonë, mirë është që ta trajtojnë çështjen e gazit, pra mos ta refuzojnë një projekt të tillë”.

Gazi amerikan.

“E kemi theksuar edhe më herët se prezenca e një projekti të tillë amerikan jo që është e rëndësishme për ekonominë, por është e rëndësishme edhe për sigurinë tonë. Prezenca e ushtrisë së SHBA-ve në Kosovë do të thotë siguri jo vetëm për ne, por edhe për rajonin tonë”, ka thënë Tahiri.

Po ashtu, deputeti i PDK-së, ka folur edhe për balotazhin e 14 nëntorit.

Garantoi se PDK do të respektojë të gjitha masat anti-COVID gjatë fushatës pesë ditore. /Shqip.com