Tahiri-Kurtit: Ndarësi i hiseve të kontributit për liri e pavarësi, po hisen e vet zero

Ish-kryenegociatorja për dialogun Kosovë – Serbi, Edita Tahiri, i ka reaguar Kurtit për deklaratën e tij sot në Kuvend ku tha që familja Jashari ka hisen më të madhe.
Tahiri ka thënë hisja e Kurtit për liri e pavarësi është zero.
“Kurti ndarësi i hiseve te kontributit për liri e pavarësi – po hisen e vet zero ?”, ka shkruar Tahiri.
Kurti sot tha se Adem Jashari dhe krejt çka përfaqëson figura e tij ka një hise shumë të madhe që në të vërtetë është hisja më e madhe që mund ta ketë një njeri në historinë e vendit dhe kombit të tij.
“E në këtë histori të çlirimit dhe shtetndërtimit, Adem Jashari dhe krejt çka përfaqëson figura e tij ka një hise shumë të madhe që në të vërtetë është hisja më e madhe që mund ta ketë një njeri në historinë e vendit dhe kombit të tij. Ajo është hisja e një njeriu që brenda kohës së tij dhe qenies së tij vepruese, lirinë e tij individuale e përbashkoi me lirinë e popullit të tij gjatë gjithë jetës deri në vdekje, deri në rënien heroike. Liria ishte kushti i jetës e që u bë edhe kushti i vdekjes së Adem Jasharit. Andaj nëse historia është përparimi i vetëdijes së popujve për liri atëherë Adem Jashari është emri i përveçëm i njeriut me të cilin ne mund t’i referohemi lirisë sonë”, deklaroi Kurti.
/Shqip.com