Lajme

Tahiri: Kosova ka importuar më pak naftë dhe paguan taksa më shumë se vitin e kaluar

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së ka thënë se Qeveria e Kosovës, ka importuar më pak naftë si dhe ka paguar më shumë taksa se ne vitin e kaluar.

Kjo është thënë gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës.

Sipas tij, këtë vit janë importuar 32 milionë litra naftë si dhe janë paguar 54 milionë euro taksa më shumë se në vitin e kaluar.

“Gjatë periudhës janar-maj të vitit 2021 Qeveria e Kosovës ka importuar 287 milionë litra naftë dhe ka paguar taksa 32 milionë euro, ndërsa në pesë mujorin e parë të vitit 2022, Qeveria ka importuar 263 milionë litra naftë, 24 milionë litra më pak dhe ka pagu taksa 54 milionë euro”, tha Tahiri.

Rriten çmimet e naftës – pas sulmeve ruse në Ukrainë

Tahiri, thotë se kjo gjendje qëndron njëjtë edhe me benzinën.

Tutje ai tha se shumica e qytetarëve që jetojnë afër pikave kufitare, furnizohen me derivate në vendet fqinje.

“Qytetarët e Kaçanikut, Hanit të Elezit e Ferizajt shkojnë për t’u furnizuar me naftë në Maqedoni, për shkak se e kanë ulë akcizën atje”.

Siç thotë Tahiri, kjo gjendje është për shkak të rritjes së çmimeve.

Tahiri ka kërkuar ndërhyrjen dhe angazhimin direkt të Qeverisë që të iu dal në ndihmë qytetarëve./Shqip.com