Tahiri: Fjalët e mira u lanë anash, kritikat dhe idetë u shfaqën hapur
Publikuar:
(27.11.2022 20:17:21)

Sot në Shqipëri është mbajtur takimi i përbashkët midis Kuvendit të Shqipërisë dhe atij të Kosovës.
E këtë mbledhje e ka komentuar edhe ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahri.
Sipas Tahirit, në këtë mbledhje fjalët e mira u lanë anash, ndërsa kritikat dhe idetë u shfaqen hapur.
“Kuvendi i përbashkët sot tejkaloi ‘idilen kombëtare’ ndersa forcoi ‘idiolatrinë kombëtare’ – fjalët e mira u lanë anash, kritika dhe ide u shfaqen hapur”, ka shkruar Tahiri.
Kjo mbledhje u mbajt për nder të festës së 28 nëntorit.
/Shqip.com