Ekonomi

Tahiri: Ekonomia e vendit është para bankrotimit, Qeveria askund

Shefi i Grupit të AAK-së, Besnik Tahiri
Shefi i Grupit të AAK-së, Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se ekonomia e vendit para bankroti, ndërsa Qeveria askund.

Tahiri përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit ka theksuar se me mungesë të dorës së shtetit, ekonomia e Kosovës është para bankroti.

“ Paga minimale të mos kthehet në problem politik, por të jetë një ligj që u mundëson një jetë më të mirë kategorive në sektorin privat dhe veteranëve”, ka shkruar ai.

Tahiri gjithashtu ka kërkuar suspendimin e akcizës për pesë muaj dhe mbështetja e produkteve bazë.

“Rimëkëmbja ekonomike që është harruar dhe e cila do të duhej të bëhej me investimet kapitale, e që janë bllokuar rreth 600 kontrata me vlerë qindra miliona euro. Pra, duhet të subvencionohen për 30 % kontratat e nënshkruara”, ka thënë ai.

Shefi i GP të AAK-së ka thënë se sektori publik, ku është tepër me rëndësi Ligji i Pagave, i cili tashmë është harruar të vjen për miratim./Shqip.com