Taekwondistët nga Kosova fitojnë medalje në “Belgium Open 2023”

Bursistët tanë “Shpresa Olimpike 2023”, taekwondistët Jon Gashi, Mal Sahiti dhe Elion Agushi, kanë fituar medalje në turneun botëror “Belgium Open 2023”, të organizuar nga Federata Botërore e Taekwondosë në Lommel të Belgjikës.
Gashi fitoi medaljen e artë në grupmoshën junior, kategoria -73 kg. Ai shënoi katër fitore, shkruan Shqip.com, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës.
Sahiti e Agushi fituan të bronztat për junior. Mali realizoi dy fitore dhe një tjetër pa luftë, në kategorinë -68 kg, ndërsa Agushi shënoi tri fitore dhe një tjetër pa luftë në kategorinë -63 kg.
Pjesëmarrës në turne ishte edhe bursisti ynë olimpik Paris 2024, Arnis Agushi, i cili u ndalë në raundin e parë, sikurse Arbnor Bajra, Arbër Bajra e Rona Gashi, në grupmoshën seniore.
/Shqip.com