Kulturë

Tabela informuese për turistët në sitet kulturore në Shkodër

Tabela informuese për turistët në sitet kulturore në Shkodër
Tabela informuese për turistët në sitet kulturore në Shkodër

Të gjitha drejtoritë rajonale të Trashëgimisë Kulturore po punojnë në prag të sezonit turistik për sistemimin e infrastrukturës që të çon në monumentet e kulturës.

Punonjësit e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Shkodër vijojnë punën për përmirësimin e sinjalistikës së brendshme në sitet kulturore.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Kulturës, Elva Margariti, në rrjetet sociale, e cila ka publikuar dhe foto nga punimet në këto site.

“Teksa turistët shtohen në numër dita-ditës, punonjësit e DRTK Shkodër vijojnë punën për përmirësimin e sinjalistikës së brendshme në sitet dhe pasuritë kulturore, duke vendosur tabela shpjeguese dhe orientuese. Mes tyre dhe në Urën e Mesit”, shkruan Margariti.

Informacioni i përditësuar orientues në dy gjuhë (shqip/anglisht) u vjen në ndihmë vizitorëve vendas dhe të huaj, për të mësuar më shumë mbi monumentet.

/Shqip.com