Rozë

“Ta këpus qafën si knusi”, Fifi ngacmon Granitin pasi e xhelozon

Big Brother VIP

Këngëtarja nga Ferizaj, Fifi dhe ish-futbollisti, Granit Cana janë një ndër emrat me të përfolur të “Big Brother VIP”.

Ata fillimisht kishin pëlqim për njëri-tjetrin, por më pas janë deklaruar se janë shokë.

Pavarësisht kësaj këngëtarja kohë pas kohe nuk po e lë të qetë ish-futbollistin nga Kosova. Sapo Fifi e sheh Granitin me dikë nga vajzat e shtëpisë, këngëtarja bëhet xheloze.

Një skenë e tillë ka ndodhur edhe sot, ku Fifi në sy të Beatrix Ramosaj ia tërheq vërejtjen Granitit.

“Ta këpus qafën si knusi”, ka qenë “kërcënimi” i këngëtares për ish-futbollistin i cili i thotë se kjo i bie ‘me të rreh, e mos me të lënë me qajt”.

Kujtojmë se Graniti gjatë kësaj javë, në një bisedë me banorët, shprehu dëshirën që Big Brother t’ia sillte ish të dashurën.

Në anën tjetër edhe Fifi ka kërkuar nga produksioni që të sjellin meshkuj single./SHQIP.com