Lajme

Szunyog: Jam tmerruar nga vrasja e një gruaje dhe fëmijës së saj të palindur mbrëmë

Shef i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szuyong ka reaguar lidhur me rastin e vrasjes së 35 vjeçares në oborrin e QKUK-së gjatë mbrëmjes së djeshme.

Përmes një postimi në Twitter, Szunyog është shprehur i tmerruar lidhur me rastin.

“Jam tmerruar nga vrasja e një gruaje dhe fëmijës së saj të palindur mbrëmë. Ajo ishte gruaja e dytë e vrarë që nga fillimi i fushatës 16 Ditë të Aktivizmit kundër #VAË . Kjo është e papranueshme! Ngushëllimet e mia për familjet dhe mbështetjen e plotë për marshin e organizuar sot nga OSHC-të e grave”, ka shkruar Szunyog.

I dyshuar për vrasjen është ish-bashkëshorti i saj, i cili ishte denoncuar edhe për dhunë në familje më herët. I njëjti ndodhet ende në arrati.

Pak minuta më parë, Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për kapjen e tij.

/Shqip.com