Sytë nga “Parku i Princave”

Liga e Kampionëve – rikthehet sonte – me tetë ndeshje,
Teksa, vëmendja kryesore do të jetë në “Parkun e Princave” – ku Paris Saint Germain e pret Juventusin – me fillim nga ora 21:00.
Favoritë në letër janë vendasit – pasi po kalojnë në formë të jashtëzakonshme.
Pas gjashtë ndeshjeve të zhvilluara në Ligue 1, PSG-ja ka grumbulluar 16-të – dhe prin në tabelën e Ligue 1.
Rreziku kryesor te kjo skuadër qëndron në repartin e sulmit, ku Messi, Neymar dhe Mbappe që së bashku kanë shënuar 17-të gola dhe kanë asistuar 12-të herë.
Në anën tjetër, Juve ka pasur luhatje të formës – dhe gjendet në pozitën e shtatë të Series A.
Ekipi Italian është i hendikepuar në këtë takim – sepse për shkak të lëndimeve mungojnë Pogba, Chiesa, Di Maria, Szczensy, Ake dhe Jorge.
Takimet tjera që zhvillohen sonte – në kuadër të këtij kompeticioni:
Dinamo Zagreb – Chelsea
DC Salzburg – AC Milan
Celtic – Real Madrid
RB Leipzig – Shakhtar Donetsk
Borussia Dortmund – FC Copenhagen
Sevilla – Manchester City
Benfica – Maccabi Haifa /Shqip.com