Synimet e Al Nassr: Fillimisht Ronaldo, pastaj edhe ylli i Premierligës
Publikuar:
(25.12.2022 17:16:52)

Klubi arab është duke kërkuar shërbimet e dy yjeve evropianë, Cristiano Ronaldo e N’golo Kante.
Sipas raportimeve të fundit, Cristiano Ronaldo, i cili u largua nga Manchester United në nëntor pritet të nënshkruajë për Saudi Al Nassr, ku do të përfundojë karrierën e tij.
Plani i Al Nassr është edhe më ambicioz. Siç ka njoftuar “Footmercato”, klubi saudit dëshiron edhe N’Golo Kante.
Ky klub dëshiron që mesfushori francez të arrijë pas përfundimit të kontratës me Chelsea.
Prioriteti i lojtarit, për momentin, do të ishte vazhdimi në Evropë, por ai nuk ia mbyll derën aventurës saudite.
Mbetet të shihet nëse do ndodhë lëvizja e tyre drejt Arabisë Saudite.
/Shqip.com