Lajme

Sveçla thotë se do të punojnë edhe me 4 shtete për njohjen e patentë shoferëve

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se se me njohjen e patentë shoferëve ndërmjet Gjermanisë dhe Kosovës janë krijuar lehtësira të cilat do përmisojnë jetën e qytetarëve sa i përket lëvizjes.  

Sveçla ka deklaruar se ata janë duke punuar në atë drejtim që edhe katër shtete t’i njohin patentë shoferët e Kosovës.

“Këtë javë ne kemi marrë aprovimin e Qeverisë sonë për nismat e marrëveshjeve të tilla edhe me Turqinë e Kanadanë dhe jemi në proces me Italinë e Austrinë dhe natyrisht do të njoftoheni me të gjitha proceset që do të nisim apo finalizojmë”, ka shkruar Sveçla në rrjetin social “Facebook”. /Shqip.com