Lajme

Sveçla: Mekanizmat e spiunazhit të Serbisë do t’i luftojmë me çdo kusht

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka publikuar pamje nga gjetja e kamerave, të kamufluara në kondicionerë, në veri të vendit.

Përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook” ministri Sveçla ka thënë se ‘mekanizmat e kontrollit dhe spiunazhit të Serbisë në Republikën tonë do t’i luftojmë me çdo kusht’.

“Sot janë identifikuar dhe sekuestruar dy kamera të kamufluara në dy lokacione dhe pajisje të tjera ndihmëse të komunikimit, nga të cilat institucionet e Serbisë kanë monitoruar lëvizjet e qytetarëve, zyrtarëve të institucioneve tona të sigurisë dhe institucioneve ndërkombëtare që veprojnë në vendin tonë. Koha e kontrollit të veriut të vendit tonë nga strukturat kriminale e terroriste të Serbisë ka përfunduar. Rendi dhe ligji do të mbizotërojnë si çdo kund në Republikën tonë”, ka shkruar Sveçla.

Njoftimi i plotë:

Mekanizmat e kontrollit dhe spiunazhit të Serbisë në Republikën tonë do ti luftojmë me çdo kusht.

Sot janë identifikuar dhe sekuestruar dy kamera të kamufluara në dy lokacione dhe pajisje të tjera ndihmëse të komunikimit, nga të cilat institucionet e Serbisë kanë monitoruar lëvizjet e qytetarëve, zyrtarëve të institucioneve tona të sigurisë dhe institucioneve ndërkombëtare që veprojnë në vendin tonë.

Koha e kontrollit të veriut të vendit tonë nga strukturat kriminale e terroriste të Serbisë ka përfunduar. Rendi dhe ligji do të mbizotërojnë si çdo kund në Republikën tonë.

/Shqip.com