Lajme

Sveçla publikon pamje pas sulmit ndaj dy shqiptarëve në Veri(VIDEO)

Foto e postuar nga ministri Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas sulmit të dy qytetarëve shqiptarë në veri të Mitrovicës.

Ai tha se ata u sulmuan brutalisht në sheshin e Mitrovicës së Veriut nga milicia fashiste dhe e orkestruar nga Beogradi.

“Ky akt dhune dhe huliganizmi duhet të dënohet ashpër. Ato nuk do të cenojnë rendin ligjor dhe kushtetues në Republikën tonë”, tha Sveçla.

/Shqip.com