Sveçla: Përparim Rama ka harxhuar mbi 3 mijë euro për një natë për ushqim dhe pije(Foto)
Publikuar:
(08.09.2022 11:29:43)

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Gëzim Sveçla ka thënë se Komune e Prishtinës është duke abuzuar me fonde publike.
Ai ka thënë se kryetari i kësaj komunë, Përparim Rama ka harxhuar 3.393,44€ për ushqim dhe pije për një natë.
“Vazhdon abuzimi me fondet publike. Vazhdojnë skandalet.
3.393,44€ është vlera e një fature të paguar, në kategorinë dreka dhe darka zyrtare, prej taksave të qytetarëve të Prishtinës, nga Kryetari i Prishtinës.
3.393,44€ ushqim dhe pije.
Një të premte të kësaj vere, në një nga lokalet e kryeqytetit, Përparimi vendosi të argëtohet pak. Nejse, jo bash pak. 3.393.44€ paguan qytetarët e Prishtinës për qefin e Kryetarit”, ka shkruar ai.
