Sveçla: Nga nesër reduktohet policia brenda dhe përreth ndërtesave komunale në veri
Publikuar:
(03.08.2023 20:13:22)

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se që nga dita e premte do të ulin prezencën e Policisë së Kosovës edhe me 25 për qind brenda dhe përreth ndërtesave komunale në veri.
Sveçla ka thënë se Kosova është dukë zbatuar Marrëveshjen e Bratislavës.
“Policia e Kosovës ka mbajtur një takim me EULEX-in dhe KFOR-in, siç është paraparë me pikën 2 të marrëveshjes së Bratislavës. Konkluzioni i vlerësimit të përbashkët të sigurisë është se situata është e qetë”
“Nga nesër do të ulim prezencën e policisë edhe me 25% brenda dhe përreth ndërtesave komunale. Kosova po zbaton zotimet nga marrëveshja e Bratislavës dhe po vazhdon të kontribuojë pozitivisht në de-përshkallëzimin”, ka shkruar Sveçla në Twitter.
/Shqip.com