Sveçla nervozohet me ndërkombëtarët
Publikuar:
(26.05.2023 22:23:23)

Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla nuk i kanë pëlqyer reagimet e ndërkombëtarëve përkitazi me zhvillimet në veri.
Në një reagim në Tuitter, ai ka thënë se etiketimi i veprimeve të ligjshme dhe të civilizuara të Policisë së Kosovës si ‘të dhunshme’ dhe operacionit të saj të zbatimit të ligjit si ‘dhunë’, është një ‘ftesë’ për Milan Radojçiqin e futur në listën e zezë të SHBA-së për të komanduar mashtruesit e tij për të sulmuar policët e Kosovës.
Sipas tij, të gjithë duhet të veprojnë me përgjegjësi.
“Çdo humbje jete duhet të parandalohet me kujdes maksimal, andaj ka deklaruar se zgjedhja e ekuilibruar e fjalëve në këtë situatë është thelbësore. Keqinterpretimi i realitetit mund të rezultojë në kosto njerëzore”.
/Shqip.com