Rozë

Suzana Mushkolaj tregon gatimin tradicional që ka përgatitur për ditëlindjen e bashkëshortit

Fotografja e njohur, Suzana Mushkolaj po shijon martesën me avokatin e njohur Besnik Nikqin.

Ky i fundit feston sot ditëlindjen ku nuk mungoi urimi i përzemërt nga partnerja e jetës.

“Besniku im i dashur, urime Ditëlindja, kalofshim edhe shumë vite të lumtura së bashku. Të Dua”, shkroi Suzana krahas imazheve të bukura që zgjodhi për këtë ditë.

Suzana dhe Besnik Nikqi

Ndër të tjera, ajo ka treguar edhe gatimin tradicional që ka gatuar për të në ditën e tij speciale.

“Sot për ditëlindjen e Besnikut pregadita pite me hitha, hithërat e para në pranverën e vonuar…më e preferuara nga ne”, ka shkruar Suzana.

Suzana është nëna e këngëtares Argjentina Ramosaj./Shqip.com