Sport Shqiptar

Super lajm për Granit Xhakën

Granit Xhaka është duke kaluar momentet më të mira që nga transferimi tek Arsenali. Mesfushori kosovar me nënshtetësi zvicerane tashmë është shndërruar ndër futbollistët më të besuar të trajnerit Arteta.

Paraqitjet e tij të mira bënë që Xhaka të zgjidhet lojtari më i mirë i Arsenalit për muajin shtator.

Klubi londinez njoftoi se mesfushori nga Kosova mori 83 për qind të votave të tifozëve.

Arsenali zhvilloi tri ndeshje gjatë muajit shtator dhe Xhaka luajti në të gjithat nga 90 minuta.