Sport Ndërkombëtar

Charlotte “viktima” e radhës për Suns

Suns nuk po ndalen

Asgjë nuk është rastësi për ta.

Phoenix Suns ka shënuar fitore të thellë 133-99 kundër Charlotte Hornets.

Në këtë takim, skuadra vendase ishte superiore që nga fillimi – dhe në fund arkëtuar fitore.

Më meritori më për këtë fitore ishte Devin Booker, i cili po kalon në formë fenomenale.

Booker realizoi 24 pikë, tre asistime dhe shtatë kërcime.

Ndeshje të madhe zhvilloi edhe Jalen Smith, i cili shënoi 19-të pikë dhe pati 12-të kërcime.

Game Preview: Suns travel to Charlotte needing a win - Bright Side Of The  Sun
Momente nga takimi

Në anën tjetër, te mysafirët më i dalluar ishte LaMelo Ball. Ai realizoi 17-të pikë, një asistim dhe tre asistime.

Suns janë duke kaluar në formë fenomenale në këtë sezonë dhe janë e vetmja skuadër që po i bën konkurencë Golden State Warriors.

Kjo skuadër gjendet në vendin e dytë të Konferencës Perëndimore, me 28-të fitore dhe vetëm tetë humbje të pësuara.

Në anën tjetër, Hornets gjendet në pozitën e shtatë. Deri më tani, janë mposhtur 18-të herë, ndërsa kanë arkëtuar 19-të fitore.

Në takimet tjera u shënuan këto rezultate:

Pacers 104-108 Cavaliers.

Magic 111-116 Celtics.

Heat 113-115 Kings.

Mavericks 95-86 Thunder.

Timberwolvers 103-108 Laker. /Shqip.com

Tabela në Konferencën Perëndimore