Suns e fitojnë “betejën” e pestë kundër Pelicans

Raundi i parë i play-offit në NBA – po del të jetë tejet interesant.
Phoenix Suns ka shënuar fitore në udhëtim te New Orelans Pelicans – me rezultat 97-112.
Basketbollisti më i dalluar te kjo skuadër ishte Mikal Bridges, i cili realizoi 31 pikë, asistoi dy herë dhe bëri pesë kërcime.
Ndeshje të mirë zhvilloi edhe Chris Paul – duke regjistruar 22 pikë, 11 asistime dhe gjashtë kërcime.
Në anën tjetër, te skuadra vendase paraqitje të mirë pati Brandon Ingram – me 22 pikë, pesë asistime dhe pesë kërcime.
Statistika të mira regjistroi edhe CJ McCollum, që realizoi 21 pikë, bëri tetë kërcime dhe ishte autor i pesë asistimeve.
Me këtë ndeshje, rezultati total i ndeshjeve është 2-3 në të mirë të Suns.
Duke marrë parasysh që ndeshja tjetër zhvillohet në “Footprint Center” – atëherë janë favorit në letër për tu kualifikuar në fazën e dytë të play-offit. /Shqip.com