SunnyHill prezanton këngëtarin e dytë, ja kush është
Publikuar:
(21.05.2022 21:37:13)

Lajmi me Audio
Ndër Festivalet më të mëdha në Kosovë e Evropë, SunnyHill po prezanton dalëngadalë këngëtarët e këtij edicioni.
Ngjarja më e madhe kulturore do të mbahet më 4, 5, 6 dhe 7 gusht.
Ndërkaq, Festivali njoftoi se këngëtari tjetër britanik, AJ Tracey, do të performojë në njërë nga datat e lartëpërmendura.
“Një nga reperët britanikë më të gjithanshëm të kohës sonë do të ndezë skenën e Sunny Hill Festival 2022! AJ Tracey do të na zhvendosin të gjithëve në një dimension tjetër”, thuhet mes tjerash në njoftimin e SunnyHill.
Kurse, këngëtari tjetër britanik, Skepta është prezantuar si pjesëmarrës në festival.